Lajme

Të martën hapet aplikimi për subvencionimin e termoizolimit, njofton Rizvanolli


Artane Rizvanolli

Nga e dita e martë (nesër, 8 korrik), të gjithë qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45% të vlerës së investimit, deri në 5 mijë e 500 euro.

Kështu të paktën ka njoftuar  Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka falenderuar bordin dhe menaxhmentin e Fondit të Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisё, antarët e Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimin Evropian që kanë kontribuar.

“Tejet e lumtur që po lancojmë skemën e parë të institucioneve të Republikës së Kosovës për efiçencën e energjisë për sektorin rezidencial, e implementuar nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё dhe e mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian”, ka shkruar ministrja.

Kosova është shteti i parë në rajon që ka themeluar Fondin për Efiçiencë të Energjisë – një mekanizëm financiar që do të mbështesë rritjen e efiçiencës në sektorin e shërbimeve publike, sektorin rezidencial dhe sektorin privat.

Një analizë serioze propozimit qesharak të ministres

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore