Jetesë & Stil

Tayna dhe Flori Mumajesi bashkojnë forcat


Së shpejti do të keni rastin ta dëgjoni bashkëpunimin interesant në mes rep artistes kosovare Tayna dhe kantautorit shqiptar Flori Mumajesi, këngë kjo që pritet të publikohet së shpejti.

Kështu ka bërë të ditur vetë këngëtarja në llogarisë së saj në Instagram, ku ka postuar një fotografi duke e etiketuar Flori Mumajesin dhe duke i shtuar përshkrimit edhe një zemër.

Producent i këngës ështe Cricket, ndërsa për anën vizuale është përkujdesur Imagine Film, kurse fotografitë të cilat vijnë nga prapaskenat e klipit i ka shkrepur Getoar Ukimeraj.

Ndërkohë, të shumta ishin komentet pozitive edhe nga vetë kolegët e Taynës, si Kida, Zaimina Vasjari e Diona Fona.

Projekti i fundit i Taynës është kënga “Moona” e lançuar në janarin e këtij viti, në  bashkëpunim me artistin francez L’Algérino, e cila ka arritur të mbledh mbi 10 milionë shikime në YouTube.

Ndërsa, Flori Mumajesi nuk ka publikuar diçka të re akoma. Kënga “Dhemb” është projekti i fundit të cilin e ka publikuar në fund vitin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore