Sport

Spalleti e largon nga stërvitja yllin e Napolit


Sot (e diele) stërvitja e ekipit të Napolit është shoqëruar me një tension në fushë mes trajnerit Luciano Spalletti dhe sulmuesit Victor Osimhen.

Ky i fundit u ankua dhe kërkoi faull në një duel mes Anguissa dhe mbrojtësit norvegjez Ostigard, afrimi i fundit i Napolit.

Goleadori i Napolit ka reaguar ashpër ndaj Anguissa, duke i kërkuar llogari aitj për lojën e fortë. Nigeriani ishte i bindur për faull, por ndryshe mendonte trajneri.

Spalleti njëherë provoi ta qetësonte sulmuesin nigerian, por ishte e kotë.

Ai më pas e dëboi nga stërvitja atë, duke i thënë “Mjaft fole, ik shko bëj një dush”.

Kjo nuk e qetësoi situatën, pasi Osimhen vazhdoi protestat edhe pasi u largua.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore