Sport

Soldado shpërthen ndaj Koeman-it


Në ndeshjen e Kupës së Mbretit, Granada kundër Barcelona-s e përfunduar me rezultatin 2-2 në kohën e rregullt dhe që Barcelona kaloi më tej, pasi fitoi në shtesë 3-5, ka ndodhur një incident. Sulmuesi i Granada-s, Roberto Soldado është kapur me fjalë me teknikun e Barcelona-s, Ronald Koeman-in.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Soldado, që më herët kishte shënuar gol, në kohën e rregullt të takimit, u mërzit nga mënyra sesi Koeman-i festoi golat e skuadrës së tij, që i dhanë kualifikimin në shtesë.

“Ai është i metë, ai është i metë. Ju jeni një klloun, ju mungon modestia”- u shpreh Soldado pasi pa festimin e Koeman-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore