Lajme

S’ka kuorum për vazhdimin e seancës së Kuvendit – marrëveshjet ndërkombëtare sërish s’votohen


Foto: Albanian Post

As në seancën e së enjtes s’ka pasur kuorum për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pasi që në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm 74 deputetë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se s’do t’i hedh në votim marrëveshjet ndërkombëtare, pasi të pranishëm në sallën plenare ishin vetëm 74 deputetë.

Si në seancën e kaluar sërish kabineti qeveritar vendosi që të mos iu përgjgjet pyetjeve parlamentare të deputetëve opozitarë që nuk po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Një projektligj i cili u miratua në lexim të dytë ishte Projektligji për investime të qëndrueshme.

Kurse, në anën tjetër pushteti ka dështuar të miratojë Projektligjin për tekstet shkollore si dhe të votojë për tre anëtarët vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Pasi katër deputetë të pushtetit nuk morën pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Më 12 tetor, partitë opozitare kishin bojkotuar seancën, pasi që s’ishin miratuar tri kërkesat për Policinë e Kosovës, pensioni i parakohshëm, sigurimet shëndetësore dhe shtesat për rrezikshmëri.

Opozita kishte vendosur që të mos votoj marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa pushteti kishte refuzuar që të përgjigjet në pyetjet parlamentare ndaj opozitës.

Nga viti 2021 kur është formuar, përbërja aktuale parlamentare ka miratuar 45 marrëveshje ndërkombëtare në fusha të ndryshme, kështu thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Kritikat e opozitës ndaj pushtetit janë shpeshtuar kohëve të fundit, qoftë për menaxhimin e krizave në veri apo për qasjen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Qeveria akuzon opozitën, por marrëveshjet ndërkombëtare s’po i votojnë as disa deputetë të partisë në pushtet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore