Lajme

Si e mbuluan gazetat botërore ngjarjen e Kabulit


Rënia e Afganistanit në duart e talebanëve ka qenë në faqet e para të mediave në të gjithë botën. Të gjitha gazetat në faqe të parë kishin ngjarjen tronditëse që po ndodhte në Kabul.

Ja si paraqitet ajo në disa prej tyre.

“Daily Mirror”,  vendosi pamjen e afganëve të ngjeshur, në një aeroplan transporti amerikan duke u larguar nga Kabuli. Titulli ishte “Të dëshpëruar”.

“ The Guardian” shkruan “Kaos në Kabul, mijëra njerëz përpiqen të largohen”

Pamja e vendosur në faqe të parë, është dramatike ndërsa turma afganësh vrapojnë nën një aeroplan.

 

E njëjta fotografi është vendosur edhe në “ Times” të Londrës me titullin “Gara për të shpëtuar nga masakra e Kabuli”.

 

Në Francë, gazeta “Libération” ka një fotografi të afganëve që përpiqen të ngjiten në murin rrethues në aeroport me titullin “Afganistan: të shpëtojë kush mundet”.

Në Shtetet e Bashkuara, “The New York Times”, ka vendosur një fotografi goditëse të luftëtarëve talebanë në një makinë të blinduar në rrugët e Kabulit.

 

Titulli i “The Washington Post” thjesht thotë “Afganistani bie nën talebanët”.

Gazeta e përditshme e forcave të armatosura amerikane, “Stars and Stripes”, mbart një fotografi të një helikopteri amerikan duke fluturuar nëpër çatitë e Kabulit. “Mbaroi”, lexohet në titull.

Gazeta në gjuhën angleze në Lindjen e Mesme, “Arab News”, kryeson edicionin e saj të së martës me “Shtatë të vdekur në përleshje në aeroport ndërsa mijëra ikin nga kontrolli i talebanëve”.

Mbrojtja e presidentit Joe Biden për vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane, ka qenë ballinë e disa gazetave në  Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë.

E përditëshmja “The Daily Telegraph” vjen me tiutllin “Biden mbron fluturimin e Amerikës”.

“The Sun” mban një fotografi të Biden-it në një tryezë takimi dhe titullin “Joke Biden”.

Në Spanjë gazeta “El Mundo” vjen me titullin “Biden:’Nuk do të luftojmë më në Afganistan, ata nuk duan të ndeshen'”.

Titulli i “The Washington Post” thjesht thotë “Afganistani bie nën talebanët”.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore