Sport

Shumë afër titullit, Manchester City fiton përsëri


Një pasdite e qetë dhe e bukur për skuadrën e Guardiola-s e cila e prek me dy duar titullin e Premier League-s.

Në “Selhurst Park”, si mysafirë të Crystal Palace-s, qytetarët zgjidhën çdo gjë në pjesën e dytë, brenda dy minutave.

Fillimisht ishte Kun Aguero, i cili më në fund u kthye te rruga e rrjetës pas një kohë të gjatë.

Argjentinasi në mënyrë shumë të mirë shfrytëzoi një pasim të Mendy-t, për të shënuar për 0-1.

Vetëm dy minuta më pas, në të 59-ën, Ferran Torres dyfishoi rezultatin.

Nëse Manchester United dështon të triumfojë nesër në derbin përballë Liverpool-it, Manchester City shpallet zyrtarisht kampion.

Tani blutë kthejnë vëmendjen nga Champions League, ku janë shumë afër arritjes së finales së tyrë të parë në histori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore