Auto

Shqipëria përfshihet në “Android Auto System” nga Google


Kompania e Google-it tashmë do të bëjë të disponueshëm sistemin Android Auto në 36-të vende të tjera, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Këto vende janë kryesisht nga Evropa Lindore, Azia Juglindore dhe një pjesë e vogël e vendeve në Afrikë.

Krahas Shqipërisë në këtë listë janë: Suedia, Danimarka, Norvegjia, Holanda, Belgjika, Polonia, Portugalia, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria, Islanda, Letonia, Luksemburgu, Lituania, Maqedonia, Malta, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Armenia, Bosnja dhe Ukraina.

Në Azi është shteti i Turqisë, Tajlandës, Indonezisë, ndërsa në Afrikë është Angola dhe Botsvana.

Kompania po dyfishon numrin e vendeve në botë ku klientët mund të hyjnë në Android Auto. Ndërkaq raportet thonë se Google-i po punon me prodhuesit e automjeteve për të prodhuar më shumë makina me sistemin Android Auto./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore