Shqipëria

Shqipëria, mes situatës së zjarreve dhe mbërritjes së refugjatëve afganë


Nga Rinasi, në një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ministrit të Mbrojtjes dhe partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë vendin, theksi është vënë te bashkëpunimi dhe ndihma e dhënë për Shqipërinë.

Ministri Niko Peleshi, ka pranuar situatën e vështirë me të cilën përballet vendi e megjithatë ka veçuar edhe shmangien e shumë dëmeve.

Ai ka ravijëzuar ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian dhe dy vendet anëtare të tij, Holanda dhe Çekia.

Ndërkohë, nuk ka anashkaluar as nevojën që ka vendi për më shumë forca ajrore.

Por vëmendja nuk mbeti veç te zjarret. Kureshtja për mbërritjen e shtetasve afganë në vend nuk mori përgjigje specifike nga ministri, përveçse theksimit të detyrës që i takon institucionit që ai drejton për t’i akomoduar ata përkohësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore