Shqipëria

COVID në Shqipëri, mbi 1 mijë raste të reja ditore


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri dhe kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 54 persona.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 96 pacientë, ku 18 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133 mijë e 801 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 498 qytetarë. Janë kryer mbi 1.4 milionë testime totale dhe 7 mijë e 256 testime ditore.

Aktualisht janë 10 mijë e 88 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertëve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.

Ditёn e djeshme u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët morën masa të reja kundër COVID-19.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht fushata e vaksinimit masiv u vendos tё qëndrojë e hapur dhe për një muaj.

Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.4 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 603 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron rreth 1.9 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore