Shqipëria

Shkodër: Beci udhëheq bindshëm pas numërimit të gjysmës së kutive


Shkodra po dëshmon ndoshta fitoren më të paparashikueshme të Partisë Socialiste me kandidatin Benet Beci.

Me gjysmën e kutive të numëruara 124 nga 247 Qendra Votimi në total, Beci udhëheq ndaj Bardh Spahisë bindshëm me 5 mijë e 698 vota.

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka regjistruar vetëm 39.81 për qind të votave, 60.19 për qind Benet Beci nga ana tjetër.

Bardh Spahia (kryetari aktual) shpalli ditën e djeshme fitoren, por sot kandidati socialist Benet Beci vetëm po e thellon rezultatin drejt fitores.

Një bastion i të djathtëve, Shkodra shpalli fitues Spahinë edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ndërkaq këtë herë ajo duket se ka votuar majtas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore