Lajme

Shifrat marramendëse që i ofrohen Rita Orës


Rita Ora po korr suksese të njëpasnjëshme.

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qenë një sukses më vete, nga ku këngëtarja me origjinë shqiptare ishte pjesë e jurisë.

Ende nuk dihet nëse ajo do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm. Jessica dhe Guy, tashmë kanë nënshkruar për sezonin e vitit të ardhshëm, raportojnë mediat e huaja, por ende po flitet për të marrë Ritën dhe Keith.

Një burim pranë produksionit ka shprehur se: “Ne jemi duke punuar për kontratën për Ritën. Topi është i gjithi në fushën e saj. Asaj i ofrohen deri në një milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse. Është joshëse, duke marrë parasysh se nuk do të fitojë aq shumë para në turne gjatë situatës me COVID-19.”

Guy besohet të ketë një kontratë trevjeçare, që do të thotë se ka të ngjarë të shfaqet në sezonet e ardhshme të “The Voice”.

Jessica, po ashtu, ka një mundësi të madhe për kthimin në sezonin e ardhshëm.

Rita ka korrur sukses me këngët e fundit, si: “Bang Bang”, e cila është publikuar në shkurt dhe ka shënuar një rritje, duke u listuar në “Top 10” më të dëgjuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore