Gjykata Speciale

Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së vazhdon më 27 maj


Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vazhdojë më 27 maj.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një komunikate në faqen zyrtare të tyre, duke thënë se ka dorëzuar një parashtrim përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, që nuk do të mbështetet në dëshminë e 10 dëshmitarëve.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dorëzuar një parashtrim përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk do të mbështetet në dëshminë e 10 dëshmitarëve.

Në Speciale, të martën kanë nisur dëshminë dy dëshmitarë, njëri që ka qenë Oficer i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch, teksa të mëkurën ka dëshmuar dëshmitari i 54-të, Johan Fritsch.

Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 62 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura, ndërsa të martën pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 63-të.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore