Euro 2020

Sergio Busquets rezulton pozitiv me COVID-19 në prag të Kampionatit Evropian


Mesfushori i Spanjës, Sergio Busquets, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Pas një kontrolli të futbollistëve të kombëtares spanjolle, kapiteni i Barcelonës rezultoi pozitiv me coronavirus, derisa Federata e Futbollit të Spanjës, ka njoftuar që lojtari ka lënë grumbullimin e ekipit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të qëndrojë e izoluar.

Pra, si pasojë e kësaj ngjarjeje, ndeshja miqësore ndaj Lituanisë, e programuar të zhvillohej më 8 qershor, nuk do të luhet nga ekipi i pare i Spanjës, teksa në fushë do të zbresin futbollistët e U21 të kombëtares spanjolle.

Mbetet të shihet nëse Busquets do të humbë Kampionatin Evropian dhe do të zëvendësohet në orët e ardhshme nga trajneri Luis Enrique, apo do të presin që ai të del negativ dhe të jetë në dispozicion të trajnerit në ndeshjen e tretë të grupit kundër Sllovakisë më datën 23 qershor, pasi që dy ndeshjet e para të grupit, me shumë mundësi ai nuk do të jetë prezent.

Kujtojmë që Spanja gjendet në grupin A së bashku me Suedinë, Sllovakinë dhe Poloninë, derisa ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, spanjollët do ta zhvillojnë kundër Suedisë më 14 qershor, pastaj më 19 qershor do të luajnë kundër Polonisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore