Sport

Serge Aurier firmos me kampionët e Europa League


Mbrojtësi i djathtë nga Bregu i Fildishtë, Segre Aurier, pas përfundimit të bashkëpunimit me Tottenham-in ka arritur të gjejë një klub të ri për të vijuar karrierën.

28-vjeçari ka nënshkruar me kampionët në fuqi të Europa League, Villarreal-in. Ai do të jetë pjesë e skuadrës spanjolle deri në fundin e këtij sezoni.

Ish-lojtari i PSG-së u ble nga Tottenham-i për shifrën e 25 milionë eurove në gushtin e vitit 2017. Që nga ajo kohë, ai ka qenë pjesë e rëndësishme në formacionin e Spurs.

Me blerjen e Emerson Royal-it këtë verë, hapësira për Aurier-in u ngushtua dhe ai vendosi të largohej nga Londra.

Me Tottenham-in, Aurier-i u paraqit në 110 ndeshje, ku shënoi tetë gola dhe dhuroi 17 asiste. Por, nuk mundi të fitonte asnjë trofe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore