Lajme

Serbi: Twitter etiketon dhjetëra media si “të lidhura me shtetin”


Twitter

Twitter ka demaskuar disa nga mediet dhe gazetat më të njohura në Serbi, duke vënë në profilet e tyre etiketën e “Media e lidhur me shtetin”.

Kjo etiketë, siç shpjegohet nga gjigandi i rrjeteve sociale, Twitter, vendoset kur “Një shtet ushtron kontroll mbi përmbajtjen redaktoriale përmes burimeve financiare dhe presionit direkt ose indirekt politik”.

Mediat që Twitter ka klasifikuar dhe renditur si të tilla janë të përditshmet serbe si Sprski Telegraf, Kurir, Informer dhe Politika, dhe kanalet transmetuese televizive si TV Happy, Prva TV dhe B92, portalin online të RTV Pink, si dhe agjensinë e lajmeve Tanjug.

Kjo etikë u shfaqet në profilin e medieve në fjalë, si dhe në cicërimat që ata shkruajnë ose shpërndajnë.

Këta etiketa që Twitter ka nisur tiu bashkangjesë profileve të këtyre medieve përfshijnë gjithashtu edhe informacione për vendin/shtetin me të cilën këta medie janë të afiliuara dhe/ose nëse si operojnë nën persona qeveritarë ose shtetëtorë.

“Etiketat në llogaritë e lidhura me shtetin japin kontekst shtesë në lidhje me llogaritë që kontrollohen nga përfaqësues të caktuar zyrtarë të qeverive, subjekte të mediave të lidhura me shtetin dhe individë të lidhur ngushtë me ato njësi”, shkruan Twitter në seksionin e “Rregullave dhe Politikave të Twitter”.

“Fokusi ynë është në zyrtarët e lartë dhe entitetet që janë zëri zyrtar i shtetit kombëtar jashtë vendit, veçanërisht llogaritë e zyrtarëve kryesorë të qeverisë, përfshirë ministrat e jashtëm, entitetet institucionale, ambasadorët, zëdhënësit zyrtarë dhe udhëheqësit kryesorë diplomatikë. Aty ku llogaritë përdoren vetëm për përdorim personal dhe nuk luajnë një rol si një kanal komunikimi gjeopolitik ose zyrtar i Qeverisë, ne nuk do ta etiketojmë llogarinë”, shpjegojnë rregullat e Twitter.

Megjithëse mediat në fjalë nga publiku qe shumë kohë perceptohen gjerësisht si pro-qeveritare për shkak të raportimit të tyre në dritën më pozitive të mundshme ndaj qeverisë së Serbisë dhe kritikave të ashpra ndaj opozitës, nuk është e qartë se çfarë hapash ndërmori Twitter për të përcaktuar nëse ato i përshtaten kritereve

Twitter e përkufizon përcaktimin e medieve të lidhura aty “ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen editoriale përmes burimeve financiare, presioneve të drejtpërdrejta ose të tërthorta politike dhe/ose kontroll mbi prodhimin dhe shpërndarjen. Llogaritë që i përkasin subjekteve mediatike të lidhura me shtetin, kryeredaktorët e tyre dhe/ose stafi i tyre i lartë mund të etiketohen”.

Organizatat e financuara nga shteti me pavarësi editoriale, si BBC në Mbretërinë e Bashkuar ose NPR në SHBA për shembull, nuk përcaktohen si media të lidhura me shtetin për qëllimet e kësaj politike.

Drejtori i televizionit NewsMax Adria, Slobodan Gjorgjeviç, për Danasin tha se “Twitter ka kuptuar një gjë që ne e kemi ditur që 10 vite, që këto medie nuk janë medie, por janë propagandë”.

“Tanimë ata e kanë zgjeruar këtë vendim në mediet të cilët ata besojnë që janë të lidhura me qeverinë. Tash krejt bota e kupton atë për të cilën ne kemi qenë duke folur qe një dekadë. Dhe tash këta medie le ta dëshmojnë që s’janë në lidhje me Qeverinë e Serbisë”, ka thënë Gjorgjeviç.

Vitin e kaluar, Twitter fshiu 8,558 llogari të përfshira në “veprimtari të koordinuar jo autentike” – rreth 43 milion cicërima në Twitter që kritikonin opozitën serbe, mediat e pavarura dhe individët që kritikonin presidentin Aleksandar Vuçiç dhe sundimin e tij të Partisë Përparimtare.

Në vende të rajonit si Kosova, Shqipëria, Mali zi, Kroacia, dhe Bosnja dhe Hercegovina, rrjeti social Twitter ende nuk i ka etiketuar ende mediet si “bashkëpunuese me qeverinë”.

Përveç Serbisë, 15 vende të tjera janë në listën e zgjerimeve të etiketës “media e lidhur me qeverinë” në Twitter, dhe këto mbishkrime mund të gjenden në profilet nga Rusia dhe Kina që nga viti i kaluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ironizuar me këtë veprim të Twitter duke e quajtur si “lavdërim i këtyre medieve”

“Nuk e kuptoj pse shqetësoheni për këtë gjë. Me kë tjetër do të punojnë ato? Me tajkunë, hajdutë e kriminelë? Është gjëra më normale që ato të bashkëpunojnë me qeverinë. Ne as nuk i paguajmë ato”, ka thënë Vuçiç.

“”Kjo çon në një pyetje tjetër, kush është censori i vërtetë, ata do të donin të ishin censurues, kështu që mezi pres që llogaria ime të përjashtohet, të jem një Trump tjetër në botë”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Ndërsa edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërrnabiç, i ka qëndruar konform presidentit të saj duke thënë se kjo gjë “mbi të gjitha shpërfaqë hipokrizinë e atyre që predikojnë vlera që i shkelin çdo ditë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore