Lajme

Selakoviç nuk dënon pushtimin rus, por thirrjet për pranim të Kosovës në Këshill të Evropës


Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviç

Kryediplomati serb, Nikolla Selakoviç, në vetminë diplomatike aktuale të Serbisë, ka vendosur që vrerin e tij ta hedh drejt eurodeputetes, Viola von Cramon, duke e quajtur “lobuese e shqiptarëve”, pas mbështetjes së saj ndaj propozimit që Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

“Advokimi i saj për pranimim e Kosovës në Këshill të Evropës, dhe kërkesat në rritje të Prishtinës për t’u anëtarësuar në NATO, jo vetëm që nuk i kontribuojnë stabilitetit të Evropës, por përkundrazi rrezikojnë situatën politike dhe të sigurisë në rajon”, ka thënë Selakoviç në një deklaratë për shtyp.

Ky ministër konsideron se Kosovës “i mjaftojnë” kanalet e komunikimit “UNMIK-ut dhe Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurisë”.

“Çfarë përpjekje për anëtarësim në forume multilaterale duke e rivotuar Kosovën, jo vetëm që nuk do të kontribuonte në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por do të kishte efekt të kundër”, shprehet ai.

Selakoviç shprehet për “respektim të ligjit ndërkombëtar”, dhe kundër shtetit të Kosovës, çka ai ende vazhdon ende ta quajë “separatizëm”.

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në Këshillin Evropian.

“Kam qenë duke e advokuar këtë gjë për një kohë të gjatë dhe pajtohem me propozimin e Iniciativës Evropiane për Stabilitet që qeveria e Kosovës të aplikojë tani për anëtarësim në Këshillin Evropian”, shkroi Cramon.

Cramon e mirëpriti propozimit që kosovarët të jenë pjesë e sistemin evropian.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë plotësisht që të kenë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut”, përfundoi Viola von Cramon.

Kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, publukoi propozimin që Kosova të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

Ai tha se Kosova mbështet BE-në dhe Britaninë e Madhe në politikën e jashtme, dhe se të qënit jashtë këtij institucioni është gjë e çuditshme.

“Kosova është demokraci evropiane. Ka mbajtur një sërë zgjedhjesh demokratike. Nuk ka të burgosur politik. Nuk ka akuza për trajtime çnjerëzore. Nuk ka provizione për të drejtate minoriteteve. 34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, shkruhet në dokumentin e IES-së.

Më tej thuhet se pranimi i Kosovës, pas përjashtimit të Rusisë javën e kaluar, tani demonstron që Këshilli i Evropës mbetet institucioni më relevant që i përbashkon demokracitë evropiane që janë të vendosura ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore