Lajme

Rusia po shqyrton kryerjen e një akti terrorist në Zaporizhzhia, thotë Zelensky


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se agjencitë e inteligjencës kanë marrë informacione se Rusia po shqyrton kryerjen e një sulmi terrorist në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s.

Ai ka shkruar në Telegram se “inteligjenca ka marrë informacione se Rusia po shqyrton skenarin e një akti terrorist në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, një akt terrorist me lëshimin e rrezatimit”.

Sipas tij, ata kanë përgatitur gjithçka për këtë.

“Fatkeqësisht, më është dashur të kujtohem më shumë se një herë se rrezatimi nuk njeh kufij kombëtarë dhe se kë godet përcaktohet vetëm nga drejtimi i erës”, ka thënë ai.

Zelensky ka shtuar gjithashtu se informacioni po ndahej me aleatët dhe organizatat ndërkombëtare.

“Këtë herë, nuk duhet të jetë si me Kakhovka: bota është paralajmëruar, prandaj, bota mund dhe duhet të veprojë”, ka kërkuar Zelensky.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore