Lajme

“Rusia ka përdorur bombat e ndaluara me vakum”


Sipas ambasadores ukrainase në SHBA, Oksana Markarova, Rusia ka përdorur gjatë agresionit në Ukrainë edhe bombat e ndaluara me vakum, të cilat përdorin energji termobarike në shkatërrimin e shënjestrave të tyre.

Këto bomba, janë rreptësisht të ndaluara nga Konventa e Gjenevës dhe nëse vërtetohet se Moska e ka shkelur këtë akt, atëherë masa të ashpra ndërkombëtare mund të merre.

Amoniaku konvencional është i përdorur në prodhimin e këtyre bombave.

Ato janë parë të përdoren gjatë mësymjes ruse në Çeçeni, sipas organizatës jo-qeveritare Human Rights Watch dhe që atëherë, janë ndaluar.

Një raportim i CNN po ashtu ka raportuar se ka parë një raketahedhës në qytetin e Belgorodid, me bomba të tilla në bord.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore