Bota

Rumani-Greqi, marrëveshje dypalëshe për turizmin


Ministri grek i Turizmit, Harry Theoharis, ka njoftuar se Greqia do të pranojë turistë nga Rumania, edhe pa certifikatën e vaksinimit nga Bashkimi Evropian (BE).

Nga qyteti i Bukureshtit, ai u shpreh për mediat se, Rumania dhe Greqia janë duke diskutuar për një marrëveshje dypalëshe, e cila do të përfshijë lëvizjen e lirë të udhëtarëve të të dy shteteve, pa certifikatën e vaksinimit anti-Covid.

Theoharis tha se Greqia është optimiste, për të pranuar certifikatën e vaksinimit nga Rumania. Gjithashtu njoftoi se industria e turizmit mund të hapet në mes të prillit, një muaj para çeljes së sezonit zyrtar turistik, më 14 maj.

Ministri i Turizmit i Rumanisë, Claudiu Nasui, deklaroi se vendimi përfundimtar do të merret nga qeveria. Sipas studiuesve grekë, më shumë se një milion rumunë vizitojnë Greqinë çdo vit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore