Sport

Roma, në ndjekje të sulmuesit të Salzburg-ut


Mediat italiane raportojnë se klubi i Roma-s po kërkon shërbimet e lojtarit të Salzburg-ut, Patson Daka-s.

Daka është një nga lojtarët më të spikatur me Salzburg-un. 22-vjeçari është paraqitur në 42 ndeshje me austriakët në të gjitha kompeticionet, nga ku ka shënuar 34 gola dhe ka dhuruar 12 asiste.

Lojtari nga Zambia është pjesë e Salzburg-ut që nga viti 2017 dhe ka kontratë deri në 2024. Sipas Transfermarket-it, kartoni i sulmuesit vlen 22 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore