Aplikacione

Rivali kinez i TikTok-ut po del nga errësira


Kuaishou Technology, rivali i kompanisë mëmë të TikTok-ut, ByteDance, duket se po del nga prapaskena.

Kjo vjen pasi aplikacioni i transmetimit të videove të shkurtra në Kinë, me vlerë prej 50 miliardë dollarësh, ka ngecur në një stuhi rregullatore, që nga oferta fillestare publike në muajin shkurt.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se aksionet kanë humbur afro dy të tretat e vlerës së tyre, gjithsesi shenjat e përmirësimit janë duke u shfaqur.

Pas rënies gjatë vitit, përdoruesit aktivë ditorë kaluan 300 milionë në tremujorin e tretë. Gjithashtu përdoruesit po shpenzojnë më shumë kohë duke shfletuar.

Një fitim prej 77 për qind në të ardhurat nga reklamat, burimi kryesor i të ardhurave ishte një surprizë e këndshme.

Kjo referuar medias shtetërore kineze që ka cituar burime që morën pjesë në një takim të brendshëm të kompanisë.

“Reuters” dallon se një pjesë e rritjes mund të jetë e përkohshme.

Kuaishou ka fituar të drejtat e transmetimit të Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat ndihmuan në gjenerimin e 73 miliardë klikimeve në përmbajtje të ngjashme.

Mirëpo, pakësimi i operacioneve të saj të kushtueshme jashtë shtetit po ecën mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore