Shqipëria

Rinumёrimi i votave/ 51 persona votuan 123 herё nё Qarkun e Tiranёs, në Shkodër 13 qytetarë 34 herë


Pas kërkesës së Komisionit tё Ankimimit dhe Sanksioneve (KAS), administrata e Komisionit Qendror tё Zgjedhjeve (KQZ) ka zbardhur se, në zgjedhjet parlamentare tё 25 prillit, në Qarkun e Tiranës, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në Qendra të ndryshme votimi.

Po ashtu, nё Qarkun e Shkodrёs, 13 qytetarë kanë votuar 34 herë në qendra të ndryshme votimi.

Ditën e mërkurë të 26 majit u mbyll rinumërimi për Qarkun e Durrësit.

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nuk ka arritur tё sigurojё mandatin nё Qarkun e Durrёsit, as pas rinumёrimit tё votave nё kёtё qark.

Pas rihapjes sё 108 kutive tё Qarkut tё Durrёsit, tё kёrkuar nga Partia Demokratike (PD) dhe LSI, Partia Socialiste (PS) ka humbur 26 vota.

PD 38, ndërsa LSI ka humbur vetëm një votë.

LSI, të mërkurën e 26 majit, me anë të një kërkese, ka ankimuar pranë Kolegjit Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për Qarkun e Beratit.

LSI-ja, me anë të shkresës zyrtare, ka kërkuar rrëzimin e vendimit të KAS-it.

Ky vendim i LSI-së ka ardhur pasi KAS rrëzoi kërkesën për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Janë rinumëruar në tërësi 114 kuti të këtij Qarku. Pas publikimit të rezultateve të rishikuara, asgjë nuk ndryshoi në kontekstin e mandateve. Pesë do të marrin socialistët dhe dy demokratët.

Nëse Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS-it, atëherë rezultati nuk ka më mundësi për t’u shqyrtuar.

Janë dhjetë qarqet e ankimuara nga PD-ja dhe LSI-ja për zgjedhjet e 25 prillit.

Prej tyre, shqyrtimi ka mbaruar për Qarkun Gjirokastër. Për këtë të fundit, LSI-ja e ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore