Shqipëria

Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor – 9 arrestime, mijëra gjoba dhe bllokime automjetesh


Policia Rrugore e Tiranës ka shpalosur bilancin javor, ku reflektohet se ka pasur nëntë raste arrestimesh, me dhjetëra mijëra gjoba të vendosura, si edhe disa patenta të pezulluara e automjete të bllokuar.

Në bazë të një njoftimi zyrtar dhe duke apeluar për kujdes të shtuar në rrugë, Policia e Tiranës ka marrë këto masa ndaj shoferëve, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor:

Nëntë Arrestime dhe procedime penale, mes të cilëve 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 1 person për pa leje drejtimi dhe 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Masat administrative:

11 mijë e 889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1 mijë e 698 në ditë, mes të cilave 63 masa për xhama të zinj, 608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit, 587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve, 8 mijë e 89 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 55 raste për tejkalim shpejtësie, 13 raste të ndryshme, 12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore