Zgjedhjet në Shqipëri

LSI dërgon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS-it për Qarkun e Gjirokastrës


Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Altin Kaziaj, të hënën e 24 majit ka deklaruar se ankimuan në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për Qarkun e Gjirokastrës.

LSI kërkon me anë të shkresës zyrtare rrëzimin e vendimit të KAS-it.

Ky vendim i LSI-së ka ardhur pasi KAS rrëzoi kërkesën për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër.

Vendimi u mor me shumicë votash, 3-2. Anëtarët kundër rrëzimit ishin Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Përveç LSI-së të njëjtën kërkesë e ka dërguar në KAS dhe Partia Demokratike (PD).

Si përfaqësuesit e LSI-së ashtu dhe ata të PD-së, vendimin e KAS-it e kanë quajtur të paligjshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore