Zgjedhjet në Shqipëri

PD-LSI nuk pranojnë vendimin e KAS për Gjirokastrën


Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë reaguar lidhur me vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i cili hodhi poshtë pretendimet për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër.

Ivi Kaso, sekretari zgjedhor i Partisë Demokratike e quajti vendimin e Komisionit të paligjshëm.

“Nuk kishe surprizë në vendimarrje të paralajmëruar që kur KAS refuzoi të merrte provat e PD-së”, u shpreh Kaso.

Gjithashtu dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari u shpreh se vendimi është i paligjshëm. “Anëtarët e KAS-it nën urdhëra politikë morrën këtë vedim të paligjshëm”, shtoi avokati i LSI-së.

KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së PD-së, LSI-së dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhanitpër pavlefshmëri të zgjedhjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore