Lajme

Rindizen zjarret në Greqi, evakuohen banorët nga ishulli


Qindra banorë janë evakuuar me anije nga një ishull pranë Athinës, ndërsa Greqia po pёrballet me ditën e katërt të zjarreve.

Shërbimet e urgjencës parashikuan erëra të forta dhe temperatura të larta, të cilat gjatë gjithë javës kanë arritur mbi 40 gradë celsius.

Anijet e rojeve bregdetare, të ndihmuara nga anijet turistike, kanë marrë 631 njerëz që nga e enjtja vonë nga tre plazhet në ishullin Evia, ku flakët që nga e marta kanё djegur një zonë të gjerë pyjesh pishe, duke arritur deri në det.

“Të gjithë janë transferuar të sigurt, megjithatë patrullat detare po qёndrojnё nё zonё në rast emergjence”, tha një zyrtar i rojës bregdetare.

Në periferinё veriore të Athinës, qielli u mbulua nga tymi i dendur i zjarreve, të cilat shpërthyen përsëri të enjten, pasi u shuan pёr pak kohё në fillim të javës.

Një numër periferish u evakuuan pasi zjarri u dogj rreth autostradës kryesore që lidh Athinën me Greqinë veriore.

Qindra zjarrfikës me avionë bombardues uji përpiqeshin të parandalonin flakët që të arrinin në qytetin e afërt të Marathon.

“Deri më tani, të paktën nëntë persona janë dërguar në spital me shkallë të ndryshme dëmtimi, përfshirë dy zjarrfikës vullnetarë të trajtuar për djegie në njësitë e kujdesit intensiv në Athinë”, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Me Turqinë fqinje gjithashtu, duke luftuar zjarret e mëdha për më shumë se një javë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha të enjten se Greqisë i duhej të forconte gatishmërinë e saj për motin e ashpër të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore