Jetesë & Stil

Rikthehet seriali “Shtëpiake të Dëshpëruara”


Seriali “Shtëpiake të dëshpëruara” do të rikthehet në 2022, sipas mediave të huaja.

Ky serial me tetë sezone u bë mjaft i njohur dhe i preferuar në mbarë botën. Ai u transmetua nga viti 2004 deri në 2012-ën.

Historia e një grupi mikeshash, të cilat jetonin në Wisteria Lane, në dukje perfekte, por që fshinin plot sekrete, romanca, drama familjare dhe krime, tërhoqi mijëra shikues.

Në faqen zyrtare të serialit në Twitter, është hedhur një postim në krah të fotos së aktoreve kryesore, ku shkruhet: “Ne po presim me padurim për vitin 2022”.

Aktorja e njohur Eva Longoria, e cila interpretonte Gabriella Solis, pohoi se rifillimi i serialit ishte planifikuar dhe se ajo do të ishte e para që do të aplikonte për të marrë pjesë në episodet e reja.

“Kam shumë dëshirë të rikthehem në serial. Ajo ka qenë periudha më e mirë e jetës time. Mund të them që rikthimi i këtij seriali është ndër dhuratat më të bukura të jetës time”, u shpreh ajo.

Longoria luajti së bashku me Teri Hatcher, Marcia Cross, Felicity Huffman, Dana Delany dhe Nicollette Sheridan nga viti 2004 deri në finalen e sezonit të tetë në vitin 2012.

Seriali ishte një hit i mirënjohur dhe fitoi herë pas here “Golden Globes” për Serialin më të mirë muzikal dhe komedi në 2005 dhe 2006.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore