Përballje

Rikthehet Liga e Kampionëve me dy ndeshje interesante


Sonte (e marte) do të rikthehet Liga e Kampionëve me fazën e 1/8-ve të finales, ku do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Chelsea, do të nisë sonte fazën e eliminimit direkt, ku do të presë në “Stamfod Brige” skuadrën e Edon Zhegrovës, Lille.

Reprezentuesi i Kosovës është përfshirë në listën e të grumbulluarve, por mbetet të shihet nëse do të luajë kundër kampionëve të Evropës.

Chelsea vjen në këtë sfidë pas një forme të mirë, të cilët fituan Kupën e Botës për klube, si dhe morën një sukses në fundjavë ndaj Crystal Palace me rezultat 0:1.

Ndërsa kampionët në fuqi të Francës po kalojnë një formë disi të luhatshme, të cilët në pesë takimet e fundit kanë marrë nga dy humbje e fitore dhe një barazim.

Lille këtë sezon bëri befasi në këtë sezon në Champions, duke dalë të parët në Grupin G, derisa kjo është hera që ata kalojnë grupin.

Sa i përket mungesave, trajneri i bluve, Thomas Tuchel nuk do mund të llogaritë në shërbimet e Ben Chilwell, Callum Hudson-Odoi, Reece James, derisa listës me gjasë do t’i shtohet edhe Mason Mount.

Kurse homologu i tij, Jocelyn Gourvennec, nuk do të ketë asnjë mungesë për këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së marte do të zhvillohet në “Estadio de la Ceramica”, aty ku Villarreal do të presë Juventus-in.

Kjo do të jetë një transfertë e vështirë për skuadrën e Juventus-it, pasi që Villarreal po kalon në një formë mjaft të mirë në kohët e fundit.

Vendasit nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin kryesor të tyre, Gerard Moreno, derisa italianët do të vuajnë mungesën e shumë futbollistëve cilësorë të skuadrës.

Bernardeschi, Chiellini, Chiesa e Rugani nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Maximiliano Allegri-it, derisa së fundmi listës iu shtua edhe sulmuesi Paolo Dybala.

Kutjojmë që të dy këto takime do të fillojnë në ora 21:00.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore