Sport

Real Madrid-i mendon për David Luiz-in


Real Madrid-i kërkon një qendërmbrojtës stoli. Emri më i ri është ai i David Luiz-it. Braziliani aktualisht është pa ekip.

Klubi madrilen po kërkon një rezervë me kosto të ulët raporton media spanjolle “AS” dhe Luiz-i është i tillë.

Ish-lojtari i Benfica-s, Chelsea-t, PSG-së dhe Arsenal-it do të mbërrinte falas në “Santiago Bernabeu”, ndërsa rroga që ai kërkon nuk shkon më shumë se 3 milionë euro në sezon.

Pikërisht, kosto e ulët e operacionit dhe paga jo shumë e lartë kanë bërë që, për 34-vjeçarin, të interesohen edhe brazilianët e Flamengo-s dhe turqit e Adana Demirspor-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore