Shqipëria

Rama mori porosi që të “nxehej” me Kurtin, sipas Metës


Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi 24 orë pas largimit nga Presidenca se kryeministri Edi Rama mori porosi që të “nxehej” me homologun e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmi u bë i ditur gjatë fjalës së tij në punimet e Konventës Kombëtare të LSI-së.

“Ju mendoni se u nxeh vërtetë me kryeministrin e Kosovës dhe e hodhi në gjyq? Jo, mori porosi që të bëjë një lajm ndërkombëtar”, u shpreh fillimisht Meta.

Sipas tij, nëse ka një vend në botë që është i fundit që mund të vërë në diskutim sovranitetin e Kosovës, është Shqipëria.

“Mos mëndoni se është vërtetë kaq patriot ai saqë ditën që festohet 10-vjetori i Pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë deklaron se kishte përfytyrimin se në një kohë të afërme Shqipëria dhe Kosova do kishin një president të përbashkët”, shtoi ish-kryetari i LSI-së.

Për Metën, “artisti” – referuar kryeministrit – dha mesazhin për llogari të tjetër kujt.

Ky i fundit, sipas ish-presidentit u mërzit për këtë deklaratë nacionaliste, që pse duhet mbështetur Kosova në OKB.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore