Lajme

Rama: Gjykata Komerciale aprovoi ankesat – i nisëm punimet në rrugën “A”


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se pas ndërprerjes së punimeve në “rrugën A”, ato kanë rinisur sërish të martën e 21 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Rama përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën “Jim Xhema” (Rruga A)”.

Ai ka sqaruar se ky vendim është aprovuar edhe nga shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale.

“Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”.

I pari i Prishtinës, vendimin e Gjykatës Komerciale për t’i ndalë punimet në “Rrugën A”, e kishte konsideruar si një vendim që është i bazuar në interesa politike e grupe interesi, pasi që gjyqtarja që e kishte marrë këtë vendim është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ai kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të sigurojë që ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj.

Reagime të shumta për ndalimin e kësaj rruge kishte pasur edhe nga partitë opozitare nga ta sjellja në një rast të tillë tregon për një veprim të kontaminuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore