Muzikë

Publikohet “Ay Caramba” mes Melinda Ademit, Gjikos dhe Nora Istrefit


Gjiko - Melinda Ademi - Nora Istrefi

Ashtu edhe siç e kishin paralajmëruar ditë më parë, treshja e njohur e estradës se muzikës shqiptare, rep artistët, Melinda Ademi dhe Gjiko, si dhe këngëtarja, Nora Istrefi, kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët me titull – “Ay Caramba”.

Këngës “Ay Caramba”, artistët i kanë bashkangjitur edhe një video klip nga ata më të veçantit duke i dhënë nuanca latine përshtatur edhe me muzikën e këngës të influencuar nga kultura spanjolle.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Melinda dhe Gjiko bashkë me Petrit Sefaj, ndërsa producimin e ka bërë kompania “Redbox Entertainment”.

Kombinimi i tre artistëve ishte mes surprizave të kësaj vere, teksa ata janë përkujdesur që dukjet e tyre të jenë të kuruara deri në detajet më të vogla.

Nora Istrefi, Melinda Ademi.

Melinda e Nora, të njohura për fizikun e tyre janë paraqitur me veshje që vënë në pah format trupore, ndërsa në anën tjetër, rep artisti, Gjiko, ishe transformuar në rolin e një shigjetari, përcjellë me mimika komike dhe interesante.

Gjiko.

Për grimin e artisteve është përkujdesur, Sellma Kasumoviç dhe për flokët, Kaci Lleshi, ndërsa veshjet unike janë të disenjuara nga Walone Fashion Group.

Ndryshe, ky është bashkëpunimi i dytë trio që është hedhur në treg sepse ditë më parë, një i tillë u publikua edhe nga këngëtarët, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula.

Në anën tjetër, bashkëpunimi trio mes Melinda Ademit, Gjikos dhe Nora Istrefit, është mirëpritur nga fansat e artistëve që nga fillimi, ndërsa për më pak se 12 orë ka arritur shifrën e afro 500 mijë klikimeve në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore