Shqipëria

Prokuroria e Tiranë po mbron evazionin fiskal, thotë Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e tij të hapur me Grupin Parlamentar dhe Këshillin e Ministrave deklaroi se në Prokurorinë e Tiranë ka 80 raste për evazionin fiskal që flenë prej vitesh aty.

Sipas tij, teksa SPAK vijon punën e tij pak më larg në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal.

Rama tha se bëhet fjalë për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimi tatimor, nga ata që ndryshe quhen oligarkë.

“Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë ndërsa në Prokurorinë e Tiranë mbrohet evazioni fiskal”.

Për numrin një të Qeverisë kjo tregon tjetër drejtësi atje tjetër aty.

“Nuk ka forcë mal me dosje nuk ka lumë me shifra që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë prokurorinë e Tiranë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore