Lajme

Prokuroria dërgon në mbajtje dy zyrtarët e MINT-it dhe biznesmenin Muharremi


Momenti i arrestimit të Ridvan Muharremit

Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se dy zyrtarëve të arrestuar të Ministrisë së Industrisë, Hafiz Garës drejtor i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Irfan Lipovicës, drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, si dhe Ridvan Muharremit, pronar i furrës të shndërruar në restorant “Bukë e Zemër”, i cili është i afërt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin u kuptua se Qeveria e kishte angazhuar për rezervat shtetërore ku dyshohet të jenë keqpërdorur rreth 10 milionë euro, i janë caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas Prokurorisë Speciale, Gara, Lipovica dhe Muharremi po dyshohen për vepra penale “Keqpërdorim I detyrës zyrtare” si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

“Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit”.

Gjatë bastisjes në Ministrinë e Industrisë si dhe në pronat e Muharremit, sipas Prokurorisë, janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Bastisje e arrestime për keqpërdorime me Rezervat Shtetërore: Dy zyrtarë të MINT dhe biznesmeni Ridvan Muharremi në pranga

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore