Film

Princi William kërkon falje për mos prezencën e Kate Middleton në “BAFTA 2024”, thotë se ajo “e pëlqen këtë ceremoni”


Princi William mund të ketë marrë pjesë solo në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BAFTA 2024”, por gruaja e tij Kate Middleton nuk ishte larg mendjes së tij.

Princi i Uellsit, i cili ka qenë president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, eci vetë në tapetin e kuq në “BAFTA-t” në Royal Festival Hall në Londër, ndërsa Princesha e Uellsit vazhdon rikuperimin e saj nga operimi abdominal i muajit të kaluar.

Megjithatë, ai u sigurua se dashuria e gruas së tij për çmimet më të mëdha të filmit në Mbretërinë e Bashkuar të theksohej pranë publikut.

Në një prononcim për media, Princi William kërkoi falje për mungesën e gruas së tij në çmimet e këtij viti.

“Më vjen keq që Catherine nuk është këtu. Ajo i pëlqen ‘BAFTA-t’”, tha ai.

“Më kujtohet viti i kaluar për filmat që keni parë. Të gjitha ato që shikoj, ajo i shikon me mua. Kështu që ne kemi kujdes gjatë gjykimit të filmave”, tha William tutje.

Gjithashtu, Princi i Uellsit, para fillmit të ceremonisë, deklaroi se është fans i filmit “Oppenheimer”.

“Unë jam një fans i madh i Christopher Nolan, kështu që do të jem i kënaqur nëse ai fiton. E dua ‘Oppenheimer’”, tha Princi William.

Ai i bëri komentet përpara ceremonisë, e cila u mbajt në Londër, teksa dëshira e tij u realizua, pasi “Oppenheimer” fitoi çmimin për filmin më të mirë dhe Nolan po ashtu u zgjodh si regjisori më i mirë.

Sa i përket filmit “Barbie”, siç duket princi, i cili është president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, nuk e ka parë ende.

“Unë nuk e kam parë ende ‘Barbie’”, pranoi ai thuhet, “por unë dua ta shoh”, shtoi ai tutje.

Princi William thotë se “Openneheimer” është filmi i preferuar i tij dhe se “Barbie-n” se ka parë akoma

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore