Sport

Premier League, në fokus Evropa


Në Premier League, gjithë fokusi është kthyer te lufta për pozitat Champions, pas humbjes së Leicester City-t përballë Newcastle të premten në mbrëmje.

Liverpool dhe West Ham janë skuadrat që janë në ndjekje të Leicester-it, me Tottenham-in dhe Everton-in që kanë mbetur shumë prapa.

Liverpool arriti fitoren 2-0 përballë Southampton-it dje, dhe një fitore në ndeshjen e mbetur përballë United-it, do t’i afronte vetëm tre pikë me vendin e katërt.

Ndërkohë, një fitore sot, do ta afronte West Ham-in në vetëm dy pikë.

Çekanët presin pikërisht Everton-in e “pashpresë” në “London Stadium”, me fillim në orën 17:30.

Mungesë te vandasit është vetëm Masuaku, kurse te mysafirët mungon Gbamin.

Nga tre skuadrat në luftë për vendin e katërt, West Ham ka orarin më të lehtë në letër në tre ndeshjet e fundit.

Një fitore eventuale sot, do të linte çdo mundësi të hapur për skuadrën e Moyes.

Manchester United tashmë me një këmbë në Champions për sezonin e ardhshëm, kërkon t’ia shtyjë festën e titullit rivalëve të qytetit.

Djajtë e kuq udhëtojnë për t’u përballur me Aston Villa-n në orën 15:05, skuadër kjo që ka siguruar mes tabelën.

Arsenal-i pa objektiva, në orën 20:00 pret West Brom-in e cila sezonin tjetër do të luaj përsëri në Championship.

Kurse, ditën e hapin ujqërit e Wolves, të cilët presin Brighton-in në “Molineux”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore