Lajme

Politikani serb: “Vuçiç shpenzon në fushatë zgjedhore më shumë se Donald Trump dhe Joe Biden”


Presidenti i Serbisl, Aleksandër Vuçiç

Kryteri i “Lëvitjes Popullore për Çlirim” në Serbi, Mirosllav Paroviç, shpenzimet e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) që udhëhiqet nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se tejkalojnë mesataren e shpenzimeve të partive evropiane, dhe madje edhe vetë fushatat elektorale të Donald Trump dhe Joe Biden.

“Qeveria shpenzon në fushata elektorale më shumë para se Biden dhe Trump. E kemi arritur nivelin amerikan, se sa për atë evropian, e kemi tejkaluar”, ka thënë Paroviç, transmeton Danas.

“Pas lajmërimeve se të rinjët do të marrin edhe nga 100 euro ndihmë nga shteti, sigurisht se nëse Vuçiç dhe SNS fitojnë, ne do arrijmë gjysmë miliardi euro që qeveria ka shpenzuar si haraç ndaj atyre grupeve të cilat sondazhet përkcaktojnë se janë çelësi i fitores së zgjedhjeve”.

Ai rikujton se të njëjtat sondazhe përcaktojnë se penzionerët “e kujtojnë ndihmën e marrë për një kohë më të gjatë”, dhe se ajo qe arsyeja se pse u është dhënë para menjëherë, dhe të rinjëve pastaj.

“Kjo është arsyeja se pse ndihma u dha në dy faza”.

“Gjysmë milard eurot e deklaruara u ndanë anash për të blerë vota, dhe janë vetëm njëra anë e parave totale që Vuçiç do të shpenzojë për t’ia siguruar votat vetes. Dhe këtë për t’i siguruar vetes imunitet ndaj persekutimeve penale që e presin”.

Siç u shpreh ai, “për të gjitha këto, ne nga opozita duhet të drejtojmë të gjitha forcat në emëruesin e vetëm të përbashkët të sigurt dhe kjo është nevoja që ky regjim të rrëzohet”.

“Prandaj duhet inkurajuar qytetarët që të votojnë kundër Vuçiçit, sepse kjo është vota e vetme e sigurt për të dalë nga kjo situatë katastrofike. Në të njëjtën kohë, populli duhet të përgatitet për demonstratat në ditën e zgjedhjeve, pasi vjedhja e zgjedhjeve tashmë ka filluar dhe do të përkeqësohet me afrimin e 3 prillit”, tha Paroviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore