Sport

Pogba dhe Bonucci rikthehen në stërvitje


Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Paul Pogba dhe Leonardo Bonucci u stërvitën me pjesën tjetër të grupit sot (e mërkure, 5 prill) dhe mund të jenë në dispozicion kundër Lazio-s të shtunën.

Bardhezinjtë u rikthyen në fushë në Continassa të mërkurën pas barazimit 1:1 kundër Inter-it në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sipas mediumit të larcekur, Pogba dhe Bonucci iu bashkuan skuadrës për seancën stërvitore.

Dyshja mund të jetë në dispozicion kundër Lazio-s në “Stadio Olimpico” të shtunën, që do të thotë se Massimiliano Allegri do të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion për herë të parë këtë sezon.

Nëse ata nuk udhëtojnë në Romë gjatë fundjavës me skuadrën, ata duhet të jenë të disponueshëm për ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League kundër Sporting Lisbonës në Torino javën e ardhshme.

Pogba ka luajtur vetëm 34 minuta në dy ndeshje këtë sezon, ndërsa Bonucci bëri 21 paraqitje konkurruese, duke shënuar dy gola.

Italiani luajti ndeshjen e fundit më 12 mars kundër Sampdoria-s në “Allianz Stadium”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore