Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, ka reaguar edhe njëherë për veprimet e Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave të reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë, duke thënë se Marrëveshja e Brukselit për lëvizje të lirë “ose do të zbatohet, ose jo”.
Madje ai ka përdorur edhe gjuhë kërcënuese ndaj shtetit të Kosovës, dhe Kryeministrit, Albin Kurtit.
“Le ta dijë Albin Kurti se populli serb nuk do të rri e të qëndrojë heshtur ndaj kësaj që po ndodhë me heqjen e targave të automjeteve, dhe që po dëmton jetën në veri të Kosovës, sepse këto janë vetura, që përveç tjerash, vozisin pacientët tonë, transportojnë fëmijë, dhe gjëra bazike ushqimore”, ka thënë ai për Tanjug.
“Të gjithë duhet ta dinë se Kurti është një njeri që dëshiron të shkaktojë incidente me çdo kusht, e cila do të krijojë një bllokim të plotë të jetës në veri të Kosovës që do të zgjasë deri në ndërprerjen e sulmit dhe shtypjes së popullit serb”, shkroi drejtori i kësaj zyre fiktive për Kosovën në Serbi.
Gjithashtu shkroi edhe se “serbët nga Kosova nuk do ta lejojnë Kurtin të shkelë të drejtat e tyre në këtë mënyre dhe të kërcënojë dy vlerat më të shenjta – të drejtën e lirisë së fjalës dhe prandaj do të jemi këmbëngulës në qepjen e të drejtave të serbëve në Kosovë”, perfundoi ai
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Perez: Orbani do të sakrifojë Kosovën për të mbajtur afër Serbinë
-
Helikopteri i presidentit iranian pëson ‘ulje të vështirë’
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
Lajmet kryesore
-
Boja që fshihet, sondazhet e rreme dhe mashtrimet: Frika e BE-së ndërsa propaganda ruse synon zgjedhjet evropiane
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese