Lajme

Personi i dyshuar për masakrën në Illinois kryen vetëvrasje


Njeriu që vrau tetë persona, trupat e të cilëve u gjetën brenda dy shtëpive në periferi të Joliet, 35 kilometra në jugperëndim të Çikagos, në Illionis, ka kryer vetëvrasje.

Kështu kanë bërë me dije autoritetet e atjeshme policore.

Agjentët kishin nisur kërkimin, duke identifikuar Romeo Nance, 23 vjeç, si “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

“Ai mori jetën e tij me një të shtënë me armë zjarri pas një konfrontimi me oficerët e sigurimit të Teksasit”, ka bërë me dije policia.

Viktima e parë është një emigrant nigerian 28-vjeçar, Toyosi Bakare, i vrarë me një armë zjarri në kokë para banesës së tij.

Policia ka thënë se nuk e di motivin e të shtënave.

Por viktimat besohet të jenë anëtarë të së njëjtës familje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore