Shqipëria

Peleshi takon homologun letonez, në fokus bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes


Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, të martën e 7 shtatorit, ka mirëpritur homologun e tij nga Letoni, Artis Pabriks.

Dy ministrat kanë pasur në fokus bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Përmes një postimi në median sociale Facebook, Peleshi ka treguar se fokusi i bisedimit ka qenë në arsimimin ushtarak dhe forcimin e marrëdhënieve midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Kolegjit Baltik të Mbrojtjes

“Shqipëria është e vendosur gjithashtu të vazhdojë kontributin në “Kamp Adazi” të Letonisë, në kuadër të prezencës së NATO-s atje”, shkruan ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore