Bota

Pasaportat më të fuqishme të vitit 2021


Sipas “Henley Passport Index” dhjetë vendet e para për pasportat më të fuqishme të vitit 2021 i mbulojnë Japonia me 190 destinacione të kalueshme, në vend të dytë pasaporta e Singaporit me 190 dhe në vend të tretë Korea e Jugut krah Gjermanisë me 189 destinacione.

Po ashtu  Italia, Finlanda, Spanja, Luksembourgu ndodhen në vend të katërt të listës me 188 destinacione dhe Denimarka, Austria në vend të pestë me 187.

Pesë vendet e tjera të listës renditen si më poshtë:

Vendi i gjashtë: Suedi, France, Portugali, Holandë, Irlandë (186 destinacione)

Vendi i shtatë: Zvicër, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, Belgjikë, Zelandë e Re (185)

Vendi i tetë: Greqi, Maltë, Republika Çeke, Australi (184)

Vendi i nëntë Kanadaja me 183 destinacione pasuar nga Hungaria me 181 destinacione të kalueshme për vitin 2021.

 

Pasaportat më pak të fuqishme

Henley Passport Index klasifikoi gjithashtu dhe pasaportat më pak të fuqishme, ku në tetë vendet e fundit renditen:

Në vendi të 103: Korea e Veriut (39 destinacione)

104: Libia, Nepal (38)

105: Territoret Palestineze (37)

106: Somalia, Jemen (33)

107: Pakistan (32)

108: Siri (29)

109: Irak (28)

110: Afganistan (26)

/AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore