Sport

Pas një kohe të gjatë, rikthehet ylli i Juventus-it


Futbollisti i Juventus-it, Federico Chiesa, është gati për t’u rikthyer në fushë pas një mungese prej gati 11 muajsh.

Mesfushori italian tashmë është përfshirë në listën e futbollistëve të Juventus-it për ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Hera e fundit kur Chiesa është përfshirë në skuadrën bardhezi, ishte data 9 janar e këtij viti, kur po në atë mbrëmje pësoi dëmtim në ndeshjen kundër Romës, që e la jashtë fushave për kaq kohë të gjatë.

Nuk dihet ende nëse trajneri i Juve-s, Massimiliano Allegri do ta inkuadrojë në lojë Chiesa-n, por tashmë ai është i përfshirë në listën e pak lojtarëve sa i kanë mbetur në pozicion.

Kujtojmë që kjo ndeshje do të vlejë shumë për Juventus-in për ta mbajtur vendin e tretë në grup, pozicion ky që e dërgon në fazën e eliminimit në Ligën e Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore