Shqipëria

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2021


Dita e diel e 26 dhjetorit do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Priten reshje shiu intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe jug të territorit.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 11 / 15 °C, në vendet e ulëta 7 / 13 °C dhe në vendet malore 3 / 10 °C.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, përgjatë datave 26 deri në 29 dhjetor 2021 pritet një rritje e prurjeve në lumenjtë Drin dhe Buna, si dhe në Liqenin e Shkodrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore