Shqipëria

Parashikimi i motit, 14 tetor 2022


Dita e premte e 14 tetorit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në disa qarqe.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 16 / 20°C, në vendet e ulëta 15 / 19°C dhe në vendet malore 11/ 12 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore