Lajme

Papa Françesku niset për operim në Romë


Papa Françesku

Vatikani ka lajmëruar se Papa Françesku këtë të diel është nisur për në Romë për t’iu nënshtruar një operacioni për një stenozë ose kufizim të zorrës së trashë.

Ata nuk kanë bërë të ditur se kur Papa do t’i nënshtrohet operacionit, por se do të lajmërojnë kur intervimi të kryhet.

Herët gjatë ditës Papa kishte përshëndetur njerëzit në Sheshin e Shën Pjetrit sipas traditës krishtere të së dieles.

Vatikani tha se papa ishte diagnostikuar me “stenozë divertikulare simptomatike të zorrës së trashë”, një referencë për ngushtim të zorrës së trashë.

Papa thuhet të jetë në përgjithësi në shëndet të mirë, përveq se si i ri ka pasur një intervenim të mushkëri. Papa Françesku gjithashtu është i prekur nga dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe të këmbës, pasoja këto të moshës së shtyrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore