Lajme

Papa Françesku: Konflikti në Ukrainë nuk është një operacion ushtarak, por një luftë


Papa Françesku ka hedhur poshtë pohimin e Rusisë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke thënë se vendi po goditet nga një luftë.

“Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku dhe lot. Ky nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që po çon në vdekje, shkatërrim dhe mjerim”, tha Papa në fjalimin e tij javor para turmave të mbledhura në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan.

Sot është dita e 11-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë, ndërsa janë lënduar 7 mijë e 70 në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore