Lajme

“Normalizim të marrëdhënieve” me (apo pa) “njohje të ndërsjellë” – dy qëndrimet e ndryshme mes BE-së dhe PE-së për dialogun Kosovë-Serbi


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Që dialogu Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve duhet të “bazohet në njohje të ndërsjellë” është pozicion i Parlamentit Evropian, por jo edhe i Bashkimit Evropian si organizatë politike, ka thënë për Albanian Post Zyra për Shtyp e Raportueses për Kosovën në PE, Viola von Cramon.

Propozim-rezoluta që u lajmërua se eurodeputjetja do ta paraqesë në Komisionin për Punë të Jashtme ku është e përfshirë frazeologjia “njohje e ndërsjellë” mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka efekt ligjërisht të detyrueshëm, tha zëdhënësi.

“Kërkesa që dialogu Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënie të jetë e bazuar në “njohje të ndërsjellë” ishte edhe në raportin e vitin e kaluar, frazimi i njëjtë. Është pozicion i zyrtar i Parlamentin Evropian që nga viti i kaluar, por jo edhe i Bashkimit Evropian. Është propozuar nga zonja Cramon vitin e kaluar, dhe është miratuar qysh atëherë”, tha ai për AP.

“Kjo ishte e frazuat në raportin e vitit të kaluar dhe këtë vit e kemi përsëri. Nuk është ligjërisht e detyrueshme, është vetëm një rezolutë e Parlamentit Evropian”, përfundoi ai.

Bashkimi Evropian që ka rolin e lehtësuesit në dialogun Kosovë-Serbi, bisedimet mes dy vendeve i frazon si “dialog për normalizim të marrëdhënieve”, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët e frazojnë ndryshe, përkatësisht “dialog për normalizim të marrëdhënieve të qendërzuar në njohje të ndërsjellë përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kaherë është shprehur se në “BE mua askush s’ma kërkon njohjen e Kosovës”. Por, se një gjë e tillë, në fakt ndryshoi me deklaratën e kancelarit federal gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se është e pamendueshme që dy vende që nuk e njohin shtetësinë e njëra-tjetrës të anëtarësohet në BE.

Punimet e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian

Parlamenti Evropian (PE) të martën tha se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.

Ky vlerësim u prezantua gjatë votimit për amendamentin në raportin përfundimtar për Serbinë në Komisionin për Politikë të Jashtme të PE (AFET).

Për këtë raport votuan 50 anëtarë të AFET-it, 5 kundër dhe 3 abstenuan.

Krahas marrëdhënieve me Kosovën dhe sundimit të ligjit në vend, raporti i votuar për Serbinë përfshiu edhe harmonizimin me politikat e sanksioneve ndaj Rusisë, si kriter për progresin e përgjithshëm të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore