Kosova

Një i vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar për një person të vdekur dhe 47 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 482  mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë shtatë persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 492.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 931 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 881 mijë e 403 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 783 mijë e 74.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore